Milaim Zeka kërkon imunitet për krimet e deputetëve!

Deputeti nën hetime për krim të organizuar dhe mashtrim, Milaim Zeka po kërkon siç thotë kthimin e ligjit për imunitetin e deputetëve.

 Ai ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të këtyre hetimeve, por e ka shfrytëzuar foltoren e kuvendit që të kërkoj nga Ramush Haradinaj, që të inicioj projektligjin për imunitetin e deputetëve.

“Kryeministër inicioje ligjin për rikthimit e imunitetit të deputetëve, na jemi pa imunitet pa dinjitet, ne trajtohemi nga disa njerëzve rrugaq pa moral pa dinjitet brenda organeve të drejtësisë sikurse ne me qenë rrugaq. Kjo duhet të jetë prioritet nëse na e sjellë këtë do të bëjmë punë shumë të mëdhaja”, tha ai.

Gazeta Insajderi, ka shkruar për hetimin e Milaim Zeka nga Prokuroria Speciale për mashtrimin e 920 qytetarëve me viza pune për në Gjermani.

Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi.

Shteti deri tash i ka sekuestruar Zekës tri banesa në vlerë mbi 150 mijë euro. Këto banesa në një prej komplekseve më ekskluzive në Prishtinë, dyshohet se janë blerë me para që kanë prejardhje prej krimit./Insajderi.com