Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mësoni se në çfarë ore fillon numërimi i votave për Prishtinë dhe Prizren – Malisheva Press

Mësoni se në çfarë ore fillon numërimi i votave për Prishtinë dhe Prizren

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, si dhe rinumërimi për ato qendra votimi në disa komuna.

Në Prishtinë dhe Prizren, pas vendimit të Gjykatës Supreme për të rrëzuar vendimin e PZAP’it, për rinumërim, do të ketë vetëm numërim të votave me kusht, postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

Gazeta Metro mëson se derisa në këto momente janë duke u numëruar votat për Komunën e Dragashit, numërimi i votave të Prishtinës dhe Prizrenit, si dy komunat me interesin më të madh, do të fillohet rreth orës 12:00-13:00, varësisht se sa zgjatë numërimi për komunat tjera më pak të rëndësishme.

Mësohet, se fillimisht do të numërohen votat e Prishtinës, dhe më pas ato të Prizrenit.

Në këto dy komuna rezultati në mes të kandidatëve për kryetar është i ngusht, dhe numërimi i këtyre votave, do të përcaktojë se kush do të udhëheq në dy qytetet më të mëdha në vend, për katër vitet e ardhshme. Në Prishtinë, nga rezultati preleminar prinë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, për vetëm 237 vota, kundrejt kandidatit të LDK’së Arban Abrashi.

Ndërsa në Prizren, prinë Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes për rreth 350 vota, kundrejt kandidatit të PDK’së, Shaqir Totaj.

Rinumërim do të ketë edhe për një qendër votimi në Rahovec.