Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mësoni se çfarë moti do të kemi në këtë javë – Malisheva Press

Mësoni se çfarë moti do të kemi në këtë javë

motiParashikimi javor i motit, nga IHMK

Vranësirat e lehta dhe kthjellimet do të jenë dominuese  gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte  për një mot relativisht të ngrohtë dhe me vapë. Temperaturat minimale do ti ruajnë këto vlera të tanishme, nga 12-14 gradë Celsius, derisa maksimalet do të shënojnë rritje për 6-9 gradë Celsius gjatë gjithë javës. Do  të thotë temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 -30gradë në veri dhe verilindje të vendit, deri në 31-33 gradë Celsius në jug dhe jugperëndim të vendit.  Këto vlera të temperaturave të larta do të jenë me intervale kohore 2-3 orë gjatë ditës. Ditën e martë do të ketë vranësira  pak sa më të theksuara duke krijuar kushte që vende-vende të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Temperaturat maksimale në viset malore do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë ndryshime të lehta, por që duke  shënuar  gjithnjë vlerat e mbi normales. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do ti shënoj vlerat afërsisht të ngjashme me ditët e mëparshme, por gjatë ditës do të pësoj zbritje deri  37-30%.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por që dominues do të mbetët drejtimi verilindor me shpejtësi 1-5m/s.

Mot me temperatura të larta do të vazhdoj  të mbajë edhe për gjatë vijës bregdetare , ku maksimalet  gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.