Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mësohet tema e bisedës kokë më kokë mes Thaçit, Veselit dhe Haradinajt – Malisheva Press

Mësohet tema e bisedës kokë më kokë mes Thaçit, Veselit dhe Haradinajt

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në këtë takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.

Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës./Insajderi.com