Mesazh rrënqethës i Komandant Malishevës për shqiptarët

Një letër me adresë të Muhamet Krasniqit, i njohur si komandant Malisheva ka arritur në adresë të agjencisë së lajmeve INA.

Përmes kësaj letre, e cila thirret në grupit e Kumanovës, kërkohet që shqiptarët e Maqedonisë, të ngriten në luftë çlirimtare ndaj forcave sllave dhe për bashkim kombëtar.

Agjencia e lajmeve INA ju sjell letrën e plotë:

Grupi i Kumanovës:

MOS LUFTONI PËR LIRINË TONË, POR PËR LIRINË E POPULLIT, PËR FËMIJËT JUAJ!

Ne, ushtarët e grupit të Kumanovës bëjmë thirrje që shqiptarët të ngriten në luftë çlirimtare ndaj forcave sllave dhe për bashkim kombëtar.

Por theksojmë se ne nuk e kërkojmë këtë gjë për lirinë tonë e për shpëtimin nga burgu.

Neve nuk na dhimbset burgu, vuajtjet, torturat, siç nuk na dhimbset as jeta, por mbi të gjitha na dhimbset robëria e popullit dhe fakti se nuk kemi mundur të bëjmë më shumë për lirinë e tij!

Veprimtaria atdhetare dhe lufta për çlirimin e kombit janë detyra të përhershme për çdo shqiptar që i thotë vetes ashtu.

Prandaj, ju shqiptarë e shqiptare, bijë e bija të Atdheut, vazhdoni luftën atje ku ne e lamë për shkak të tradhtisë së disa individëve që na pamundësuan çlirimin e plotë të pjesës së robëruar nga sllavo-maqedonasit.

Lufta është e gjatë e me mundime, por në shtegun drejt lirisë duhet të veproni me mençuri e strategji kombëtare, pa përçarje e tradhti.

Luftoni jo për lirinë tonë, por për veten e për fëmijët juaj, ashtu që gjeneratat e pa lindura ende të gëzohen SHQIPËRINË ETNIKE…