Merr flakë autobusi me turistë kosovarë në aksin Milot-Kukës (Video)

Një autobus plot me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë paradite në autostradën Milot-Kukës, siç raportohet nga një qytetar – dëshmitar në vendngjarje.

Ai ka dërguar edhe video nga vendi i ngjarjes, në të cilën shihet në flakë autobusi.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka të lënduar.