Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mërgimtari Bashkim Shala dhuron donacion për shkollën “Ismail Qemaili” në Bellanicë – Malisheva Press

Mërgimtari Bashkim Shala dhuron donacion për shkollën “Ismail Qemaili” në Bellanicë

shkolla1

Në shkollën Sh.M.U “ Ismail Qemaili” në Bellanicë, sot ka filluar për herë të parë të aplikohet forma e mësimit me monitorë krahas mësimit klasik.

Poashtu, kjo shkollë tashmë është bërë me kabinet të informatikës falë donacionit nga  mërgimtari Bashkim Ferat Shala nga Guncati.

Kjo ishte arsyeja që këtë shkollë sot e kanë vizituar kryetari i Komunës z. Begaj dhe drejtori i arsimit Avdi Morina. Me këtë rast, kryetari Begaj dhe drejtori Morina, i kanë përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit, për këtë formë moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Po, ashtu Begaj, Morina, dhe drejtori i shkollës Isuf Sertolli, e kanë falënderuar bashkatdhetarin Shala, për këtë ndihmë në kompletimin dhe futjen në funksion të kabinetit të informatikës, si dhe për ndihmën e vazhdueshme të tij./MalishevaPress/shkolla2