Mërgimtarët të interesuar të ndihmojnë sportin në Malishevë

Begaj-me-mergimtareKryetari i Komunës së Malishevës z.Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Blerta Krasniqi, kanë pritur në një vizitë mërgimtarin nga Shkoza i cili jeton dhe vepron në Gjermani, z.Afrim Bytyçi, i cili ka shprehur interesim të ndihmoj sportin në Malishevë më konkretisht futbollin. Në këtë vizitë, së bashku me z.Bytyçi, ishte edhe trajneri i mirënjohur kosovar në futboll, z.Ismet Munishi .

Me këtë rast, kryetari Begaj, tha se “mërgimtarët, në vazhdimësi në të gjitha fushat i kanë përkrahur dhe mbështetur të gjitha zhvillimet, përfshi edhe sportin, andaj unë ju falënderoi për interesimin tuaj, për përkrahjen e sportit, përkatësisht futbollit, për të cilin ne si Malishevë kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve”.

Nga ana tjetër mërgimtari z.Afrim Bytyçi, pasi shprehi interesim për të ndihmuar sportin në Malishevë, më konkretisht futbollin, e kanë vizituar stadiumin e qytetit në Malishevë. Z.Bytyçi, bëri të ditur, se së bashku  me mërgimtari nga Bellanica, z.Blerim Hoxha janë të interesuar që të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit në Malishevë.