Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mediakontrolli dhe “analistët” e pushtetit – Malisheva Press

Mediakontrolli dhe “analistët” e pushtetit

hidajet_ahmetiNga Hidajet Ahmeti

Në shtetet dhe shoqëritë moderne,politika nuk mund të mendohet më pa mediat. Ndryshe nga Athina antike, qytetarët më nuk kanë mundësinë të mblidhen për të diskutuar rreth marrjes së vendimeve.Politika bëhet në mënyrë masmediale. Njohuritë politike mbi vendin tonë ne kryesisht i kemi fituar përmes televizionit, radios dhe gazetave. Mediat për këtë arsye luajnë rol qendror në sistemin ndërmjetës.

Në  pushtetet qeverisëse të pasluftës në Kosovë, analistët  kanë krijuar dhe po krijojnë vlera (në të shumtën e rasteve të dyshimta), çdo ditë e më shumë po rezulton si një e gjetur e vërtet dhe e pamohueshme. Për të pasur qytetari të shendoshe, hapesira jonë publike duhet të ketë median e lirë dhe krtike. Po, ne kemi edhe të tilla media, por mendimkritika politike ndodhë pjesërisht, zë vend kohërisht dhe pjesërisht. Sot nuk kemi mendim të pavarur politik.Ky mediakontroll po arrihet, nder tjerash,përmes pushtetit.

Në mesin e këtyre vlerave ku sistemet politike qeverisëse të pasluftës, por jo vetëm ato, edhe disa media, kanë krijuar kasta e analistëve, që në një shoqëri të shëndoshë dhe demokraci të avancuar  quhen “mendje të pavarura”, e që në kosovë  po ju shërbejnë pushtetit dhe janë bërë servile të tyre. Kjo kategori brenda shoqërisë kosovare, më shumë sesa që u ka dhenë orientim gjërave, këshilla liderëve politikë dhe informata shoqërisë për atë që ndodhë, ka errësuar rrugën që është dashur dhe duhet ta ndjekin të gjithë të lartëpërmendurit.
Në të gjitha vendet demokratike të botës, analistët dhe komentatorët janë ata që më së shumti kontrollojnë punën e lidershipit politikë dhe institucional të vendit të tyre. Madje në disa vende, janë kjo kategori e njerëzve që, nëse jo më shumë, të paktën u ndihmojnë liderëve politikë dhe institucional të vendit për ta gjetur rrugën më të mirë, me të lehtë dhe më të drejtë për t’i arritur synimet që ia kanë përcaktuar vetës dhe vendit, qoftë në sferën politike, ekonomike, të sigurisë apo të tjera, sikur që edhe shpesh i kanë dërguar në shtëpi duke ua nxjerr dhe faktuar të palarat dhe dështimet ka dëshmuar se ata nuk e kishin asnjërin qellim prej atyre që u atribuoheshin, por se kishin e kanë të drejtë. Ata duke u thirrur në pavarësinë e mendimit, bënë argatin e shefave të tyre politik brenda sistemit qeverisës.

Klasa politike në Kosovë nuk do të mund të mbijetonte sikur të kishte liri të plotë të shtypit në vendin tonë. Prandaj politikanët dhe bizneset e fuqishme që kanë lidhje me politikanët po përdorin censurë në media. Lajmi i censuruar është antiqytetar dhe jodemokratik meqë i privon qytetarët nga e verteta, duke i lënë ata qëllimisht në mjegull e terr informativ. Lajmi i censuruar i mbron dhe i maskon politikanët nga veprimet e tyre joligjore, kundërshtetërore dhe kundërkombëtare dhe kështu shkon në funksion të pasivizimit qytetar si mjet i ngulfatjes së demokracisë.

Nëpër shumë procese që ka kaluar Kosova për të cilat vazhdimisht është raportuar në media, qëndrimi editorial i disa mediave ka qenë identik me qëndrimin e politikanëve. Ata që humbin më se shumti nga varësia editoriale e mediave janë vetë qytetarët e rendomtë, të cilët janë nën mëshirën e interpretimeve të gazetarëve e analistëve që i shërbejnë politikës në vend se të vërtetës, duke bërë kështu jo vetëm një mëkat të rëndë profesional, por edhe një veprim aspak qytetar. Se mediat në Kosovë janë të censuruara dhe të kërcënuara flasin shumë raporte ndërkombëtare e vendëse që monitorojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit.

Liria e shtypit është e lidhur ngusht me funksionimin e sistemit të drejtësisë në një vend. Dihet fare mirë se në çfarë gjendje është gjyqësori ne Kosovë. Ky gjyqësor, duke qenë i ndikuar nga politika, nuk mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të sigurt që gazetarët ta bëjnë punën e tyre sipas etikës profesionale dhe virtytit qytetar. Në këtë klimë pasigurie është e pamundur që të zhvillohet ajo që quhet gazetari hulumtuese sepse kjo është e pashkëputshme nga shteti i së drejtës, ku gazetarët do të hetonin thellësisht një temë të vetme të interesit, që ka të bëjë me krimin, korrupsionin politik, apo shkeljet e korporatave. Media të shëndosha e efikase nuk mund të ketë përderisa sistemi politik e juridik nuk është i tillë.

Mendoj se kjo qeveri nuk mund të qeverisë pa kontrollin e mediave dhe pa abuzimin e pushtetit, andaj në shumë procese është dëshmuar se stili i qeverisjes është jodemokratik.