Me vet-iniciativë banorët rregullojnë rrugën për në “Ujëvarën e Mirushës” (Foto)

foto 1

Pas lajmit të publikuar ditë më parë për gjendjen e mjerueshme të rrugës e cila shpie për tek “Ujëvara e Mirushës” rrugë kjo e cila është lënë në mëshirën e fatit dhe pa përkujdesje institucionale. Disa qytetarë ë të cilët janë njëkohësisht shitës ditorë në këtë zonë, kanë marr një iniciativë vullnetare për rregullimin e kësaj rruge, për mbulimin me zhavor të gropave dhe për zgjerimin e kilometrit të fundit që të qon tek ujëvara. Nga fotot të cilat kanë arritur në redaksinë tonë nga lexuesit shihet puna vullnetare të cilën e kanë ndërmarrë këta banorë. MalishevaPress.

foto 2