Më në fund publikohet: Kjo është lista zyrtare e LDK-AKR-Alternativa (Dokument)

Tanimë është publikuar lista e deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Listës i prinë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, pas tij është Behgjet Pacolli, Mimoza Kusrari është numër 3, Ismet Beqiri 4, Kujtim Shala 5, Lirie Kajtazi 6, Sylejman Çerkezi 7, Lumir Abdixhiku 8, ndersa kengetari Labinot Tahiri 10.

Në këtë listë janë përfshirë edhe stafi i kryeministrit në detyrë. Vlora Dumoshi, që mban numrin 9, ndërsa Sokol Havolli 101.

Po ashtu Arban Abrashi, njëri nga ministrat që LDK e ka vlerësuar me not të mirë ka mbetur më poshtë në listë. Ai mban numrin 77.

Në listë është edhe Sabri Hamiti, ndërsa Vjosa Osmani 81.