Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Më në fund një lajm i mirë për veteranët – Malisheva Press

Më në fund një lajm i mirë për veteranët

Veteranët të cilët muajin e kaluar nuk i kanë marr pensionet e tyre këtë muaj do t’i marrin.

Kryetari i organizatës së veteranëve të UCK-së Hysni Gucati për Indeksonline ka thënë se veteranët do të paguhen këtë muaj. Gucati shtoi se edhe borxhi i muajit të kaluar do të jepet në këtë muaj.

“Veteranët do t’i marrin me kohë pensionet dhe poashtu të muajit të kaluar të cilët nuk e kanë marr. Kam pasur takime me herët me institucionet përkatëse, dhe veteranët nuk do të mbesin pa pensione” ka thënë Gucati.

Ndryshe,në muajin gusht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i sigurojë mjetet për t’i bërë këto pagesa.

Mungesa e mbi 4 milionë eurove ka bërë që veteranët të mos marrin as pensionet për muajin gusht.