Më në fund Komuna pastron rrugën në fshatin Turjakë (Foto)

Dje Komuna e Malishevës, ka ndërmarr masat për pastrimin e rrugës në fshatin Turjakë, rrugë kjo e cila ishte e bllokuar nga shembjet e dheut që ndodhën pas reshjeve të shiut dhjetë ditë më pare.

Rrugët e pastruara janë rruga kryesore që lidhë fshatrat Turjakë, Panorc, Rud dhe Llapçevë, me qendrën komunale dhe rruga në lagjen e Berishëve në Turjakë.

Në këto dy rrugë, gjatë reshjeve të fundit atmosferike, ka pasur rrëshqitje të dheut i cili ka rënë rrugë dhe si pasojë kanë sjellë probleme edhe në qarkullim. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, dheu është larguar nga këto dy rrugë dhe tani nuk ka problem në qarkullimin e qytetarëve.