Më në fund Komuna e Malishevës publikon listën e përfituesve të makinave mjelëse (Dokument)

Ditë më parë M/p kishte raportuar lidhur me njoftimin e Komunës së Malishevës, për shpërndarjen e makinave mjelëse për fermer projekt ky i subvencionimit nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Në artikullin e publikuar nga portali ynë përveç tjerash ishte evidentuar mos transparenca e Komunës nga se kjo e fundit përveç njoftimit dhe disa fotove të publikuara në ueb faqen e saj nuk kishte publikuar listën e përfituesve dhe dokumentet tjera që sqaronin publikun lidhur me këtë projekt.

Edhe pse më vonesë Komuna e Malishevës më në fund ka publikuar një listë me 70 persona që kanë përfituar makina mjelëse. Megjithatë mbyllja e komunës për publikun po vazhdon akoma nga se kjo e fundit nuk ka publikuar listën e aplikuesve potencial as kriteret e zbatuara, po ashtu në listën e përfituesve, përveç emrave dhe mbiemrave si dhe fshatrat prej nga vijnë përfituesit nuk ka të dhëna tjera.

Më poshtë gjeni listën e përfituesve të makinave mjelëse të ndara nga Komuna e Malishevës: