Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Më në fund Inspektorët bllokojnë një ndërtim pa leje në Malishevë – Malisheva Press

Më në fund Inspektorët bllokojnë një ndërtim pa leje në Malishevë

Në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka inspektorati komunal i Malishevës, sot ka ndërprerë punimet e një ndërtimi në zonën e qytetit të Malishevës, pasi pronari i këtij ndërtimi nuk ishte i pajisur me leje për ndërtim. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve.

Ndërtimet pa leje, pronarët kryesisht i zhvillojnë ditëve të vikendit, duke u munduar që të jenë larg syve të inspektorëve. Megjithatë, drejtori Kastrati, ka bërë apel te qytetarët që të mos bëjnë investime në ndërtimet e tyre, pa u pajisur me leje ndërtimi, pasi kjo është e kundërligjshme dhe më së shumti dëmtohen vet pronarët e ndërtimeve.