Më në fund Drejtoria e Arsimit në Malishevë shpall konkurs për pranimin e kuadrit arsimor (Dokument)

Edhe pse në shumicën e komunave të Kosovës, ka kohë që është mbyllur konkursi i rregullt në arsim dhe tashmë ka filluar intervistomi i kandidatëve, si duket një gjë e tillë nuk ka qenë brengosëse për Drejtorinë e Arsimit në Malishevë. Kjo e fundit ka shpallur sot konkursin e rregullt kur dihet se tashmë kanë mbetur më pak se 15 ditë kur fillon edhe viti i ri shkollor.

Arsye për vonesën e shpalljes së konkursit nuk kanë dhënë zyrtarët e DKA-së, por që një gjë e tillë natyrisht se do të reflektoj negativisht, sidomos në fillim të vitit shkollor, kur pranimi i kuadrit mësimor do duhej të ishte bërë me kohë.