Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së Ahmet Kryeziut (foto)

Veterani i UÇK-së Ahmet Halit Kryeziu nga Pagarusha ka ndërruar jetë ditë më parë. Dje është bërë varrimi i tij në varrezat e fshatit të tij në Pagarushë me nderime ushtarake nga njësiti i FSK-së dhe në praninë e shumë qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.

Kjo është bërë e ditur edhe përmes faqes zyrtare të  fb të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Malishevë.