Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Më 9 mars gjykata shpallë vendimin për Fatmir Limajn – Malisheva Press

Më 9 mars gjykata shpallë vendimin për Fatmir Limajn

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 9 mars do të shpallë aktgjykimin për Fatmir Limajn për akuzat për krime lufte.

Limaj akuzohet nga prokuroria se si komandant  i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Në seancën e sotme gjatë fjalës përfundimtare, Limaj ka deklaruar se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.

“Që nga fillimi kam qenë i bindur në pafajësi, pasi nuk kishte prova, por jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova. Edhe nëse në shqyrtimin gjyqësor nuk kanë arritur të gjenden kryesit e veprës, dhe urdhërdhënësi, konsideroj se për familjet e dëmtuara ka qenë satisfakcion, për faktin që është vërtetuar se tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, ka thënë Limaj.

Kurse prokurorja e këtij rasti Drita Hajdari, ka kërkuar dënimin e Limajt, pasi sipas saj ai si i akuzuar kryesor në këtë rast, nuk ka ndërmarrë asgjë për ta ndaluar vrasjen e dy civilëve.

“Fatmir Limaj nuk e raportoi krimin e bërë sa ishte komandant i Brigadës 121 dhe as në kohën sa ishte drejtor i Drejtorisë së Policisë. Duke mos e përmbushur detyrën e tij, prokuroria mendon që i akuzuari nuk e ka kryer detyrën e tij që ishte i obliguar, andaj kërkojmë që i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për përgjegjësi komanduese”, ka thënë prokurorja Hajdari në fjalën e saj përfundimtare.