Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Më 2 nëntor seanca e Kuvendit për ratifikimin e MSA-së – Malisheva Press

Më 2 nëntor seanca e Kuvendit për ratifikimin e MSA-së

kryesiaKryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të hënën, më 2 nëntor, të mbahet seanca e legjislativit për reatifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Lajmin e ka konfirmuar Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte e vetmja nga opozita që ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.

Dërguti ka thënë se janë marrë vesh që të hënë, në orën 10, të mbahet seanca plenare e Kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Opozita ka deklaruar më heret se do të marrë pjesë në seancën në të cilën do të bëhet ratifikimi i MSA-së.

Ndonëse ende nuk ka njoftime më të hollësishme nga kjo mbledhje e Kryesisë, mbajtja e seancës për MSA-në vetëkupton shtyrjen e seancës Kuvendit, që kishte një rend dite tjetër dhe ishte paralajmëruar po për datën 2 nëntor.