Mbledhje e papritur e Kryesisë së Kuvendit!

Mbrëmë rreth orës 23 Sekretaria e Kuvendit i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë për një mbledhje, e cila do të mbahet sot.

Ende nuk dihet rendi i ditës e as ajo çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

“Krejt çka i ka njoftuar sekretari, është se nesër ka mbledhje të Kryesisë”, ka thënë një burim i Gazetës Blic.

Ende nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të procedohet demarkacioni, e cila shihet si esenciale, për vazhdimin apo mos vazhdimin e koalicionit PDK- LDK.

Zyrtarët qeveritarë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që gjatë kësaj jave të procedohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Nga LDK, ndërkaq, po bëhen përpjekje për të gjetur modalitetin e kalimit të demarkacionit me Malin e Zi. Janë 17 deputetë, që kanë nxjerrë një propozim konkret, ku i kanë kërkuar Isa Mustafës, që ata e votojnë demarkacionin me Malin e Zi, por me kushtin që ai të rishqyrtohet pas një periudhe kohore.

Ndërkohë, janë shtuar zërat për mbajtje të zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ishte edhe vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cila ka theksuar se nëse nuk kalon demarkacioni, duhet të rishikohet koalicioni.