Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mbi 1600 komisionerë ende s’janë paguar për punën e tyre në zgjedhje – Malisheva Press

Mbi 1600 komisionerë ende s’janë paguar për punën e tyre në zgjedhje

Kanë kaluar nëntë muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, por pavarësisht kësaj ende kanë mbetur të papaguar 1671 komisionerë nga të gjitha subjektet politike dhe nga shumica e komunave të Kosovës.

E. K., nga Komuna e Klinës për gazetën “Zëri” ka treguar se tash e nëntë muaj është duke pritur që të paguhet për punën e komisionerit që ka kryer në zgjedhje.

“Si komisionerë të zgjedhjeve lokale akoma nuk i kemi marrë pagat. Qe 9 muaj akoma po presim. Kam informacione se edhe shumë kolegë të mi nuk i kanë marrë pagat. Të gjithë ata çka i njoh unë janë nga Klina, por besoj që ka edhe nga qytetet e tjera”, ka thënë ai.

Një problem të tillë vlerësohet se e kanë edhe 1670 komisionerë të tjerë.

Ndërsa për kryerjen e borxheve ndaj komisionerëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një letre dërguar Ministrisë së Financave e të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri” ka kërkuar që t’i ndahet një buxhet shtesë prej 140 mijë eurosh, pasi në buxhetin që ka KQZ-ja për këtë vit nuk mund ta bëjë këtë pagesë.