Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mbi 10 mijë zgjedhës dolën të votojnë për kryetarin e ri të VV-së – Malisheva Press

Mbi 10 mijë zgjedhës dolën të votojnë për kryetarin e ri të VV-së

Adnan Rrustemi, Kryesues i Komisionit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, raportoi për procesin e rezultateve të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që u mbajtën dje për kryetar të VV-së.

“Albin Kurti u zgjodh kryetar i VV-së. Rezultatet paraprake ishin për: 98.82%, kundër 0.61%, abstenim 0.57% dhe të pavlefshme 0.26%”, tha ai.

Sipas tij, këto zgjedhje në krahasim me ato të 2015-ës, shënuan rritje në pjesëmarrje.

“Nga 2015 numri total është rritur për 60 për qind, ndërsa numri i anëtarëve mbi 100 për qind. Pra gjithsej 10 mijë e 606 të anëtarësisë së VV-së kanë dalë në zgjedhje”, tha Rrustemi.