Mbas Thaçit ja huq edhe Fatmir Limaj

epa00587024 Former Kosovo Liberation Army (KLA) commander Fatmir Limaj gestures as he greets his supporters in Pristina, Kosovo, Thursday 01 December 2005. The Hague war crimes tribunal acquitted two former rebel Kosovo Albanians of war crimes on Wednesday, one of them - Fatmir Limaj - a key figure in the Kosovo Liberation Army, but jailed a third for 13 years. The acquittals in the tribunal's first judgment on war crimes in Kosovo during the 1998-99 fighting between Serbian forces and the rebel KLA, were greeted with celebrations on the streets of Pristina, the provincial capital.  EPA/VALDRIN XHEMAJ

Fatmir Limaj i është bashkuar ish shefit të tij të partisë në huqjen për suksesin e notares Rita Zeqiri, në Kampionatin Botëror të Notit, që po mbahet në Kazan të Rusisë.

Ai e ka quajtur lajm shumë të mirë fitoren e Zeqirit, në garën për 50 metra. Por në fakt Zeqiri, fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë në këtë garë, por vetëm në njërën prej grupeve për plasman më të mirë. Ajo në total doli e 59-a, nga 64 notare. “Është lajm shumë i mirë fitorja e Rita Zeqirit, në Kampionatin Botëror të Notit që po mbahet në Kazan të Rusisë. Kampiones tonë, Rita Zeqirit, i uroj suksese edhe në sfidën e ardhshme. Besoj se Rita do i sjell një medalje Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook. “Suksese për gjithë garuesit tanë që na përfaqësojnë atje, gjithashtu mirënjohje të thellë edhe për Federatën e Notit të Kosovës, e në veçanti për kontributin që familjaret e Rites dhanë për Riten dhe për notin në përgjithësi”, ka shtuar ai./koha.net