Mbanë takim dega e NISMA-s në Malishevë (Foto)

Është mbajtur një takim mobilizues i strukturës së Nisma për Kosovën në Malishevë.

Në këtë takim ishin prezent Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, Sekretari Bilall Sherifi, anëtarët e Kryesisë Qendrore Haxhi Shala dhe Enver Hoti, si dhe Kryesia e degës, Kryesia e Rinisë dhe Kryesia e Gruas e NISMA-s në Malishevë.

Në këtë takim u diskutua rreth mobilizimit të nëndegëve të NISMA-s në Malishevë për zgjedhjet të përgjithshme të 11 qershorit.

Aty u pa një përkrahje e madhe e strukturave të NISMA-s për Kryetarin Limaj dhe kandidatët për deputet.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, kërkoi një angazhim të madhë nga Malisheva, sepse këto zgjedhje do të zhbllokojnë barrjerat që ishin krijuar ndaj Malishevës, prej vitit 2013, nga PDK-LDK.