Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Maxharrë: Arrestohet një person pasi kanosi policinë me armë – Malisheva Press

Maxharrë: Arrestohet një person pasi kanosi policinë me armë

Arrestimi-pranga Sot në  orët e pasditës është  raportuar për një  incident në  fshatin Maxharrë , i cili ka ndodhur në  mes të  policisë  dhe një  banori të këtij fshati me inicialet B.K.
Sipas qytetarëve të fshatit Maxharrë të cilët kanë raportuar te MalishevaPress, shkak i këtij incidenti që  ka përfunduar edhe me të  arrestuar ka qenë   një problem në mes të  KEDS-it dhe qytetarit, pasi që një kabllo që ishte pronë e KEDS-it, personi në fjalë e kishte marrë nga trafo që ishte duke u punuar kohë më parë, qytetari  kishte refuzuar ta kthente atë. Mirëpo për këtë gjë KEDS-i kishte njoftuar policinë, e cila u prit me armë nga përsoni në fjalë. Mirëpo, fatmirësisht pas ndërhyrjes së banorëve tjerë të fshatit të armatosurit i janë  larguar armët ndërsa policia ka bërë arrestimin e tij. /MalishevaPress