Mavraj për Canën: Jemi më shumë se asnjëherë vëllezër

canaMbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mergim Mavraj ka thënë se më shumë se asnjëherë më parë janë vëllezër me Lorik Canën.

Ky reagim i tij ka ardhur pas deklaratës së tij që ka ngritur debat, kur ka treguar për komunikimin ndërmjet tij dhe Canës me rastin e pranimit të golit të dytë, që sipas tij kapiteni i Shqipërisë i kishte thënë të lejonte që të kalonte topi, për ta shfrytëzuar këtë gabim më pas kundërshtarët, transmeton Koha.net.

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ‘xixa’ mes nesh, por as mes askujt në këtë familje të madhe. Do doja që në të njëjtin nivel me këtë ekip kombëtar të jenë dhe gazetarët që shkruajnë për të. Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, çdo fitore na gëzon edhe çdo pësim na mëson. Më shumë se asnjëherë vëllezër”, ka shkruar Mavraj në Facebook.