Matoshi godet LDK’në

Kandidati i AAK’së për deputet, Halil Matoshi, është përfshirë në debatin rreth akuzave të LDK’së për “koalicionin e territ” duke thënë se Partisë së Mustafës i janë shukur dritat.

Matoshi ka komentuar edhe paralajmërimin e Ramush Haradinajt se do të largohen të gjithë zyrtarët e Shtetit që nuk punojnë si duhet.

Ish-gazetari ka thënë se Haradinaj ka kërcënuar vetëm dembelët dhe të padijshmit por jo edhe punëtorët.

LDK, reagoi, mbrëmë, duke thënë se Haradinaj kërcënoi zyrtarët e Shtetit me dëbim posa të vijnë në pushtet.

Postimi i plotë:

Nisi opozitarizmi i LDK-së – mbron zyrtarët e naltë për fotokopje!

Derisa LDK ishte në pushtet me PDK-në pasqyrat e propagandes së tyre gjithçka po lulëzonte, sëkëndejmi po lulëzonte edhe ekzodi, fukarallëku dhe nepotizmi, e tash që nuk është vet në pushtet përnjëherësh “u err”!

Kësaj i thuhet errësim i mendjes.

LDK ka nisur tashmë opozitarizmin e saj ngase ende pa u kry zgjedhjet e parakohëshme dhe pa u ndërtuar institucionet demokratike ka nisë të kritikojë pushtetin e ardhshëm.

Partia që vlen si institucionaliste LDK, mbron zyrtaret e nalte per fotokopje, derisa BE-ja kërkon pergjysmim të administratës publike në vend…

Zotimin e Kryeministrit Ramush haradinaj se ka me kërku punë me etikë e profesionalizëm nga këta zyrtarë dhe për heqjen e këtyne “titujve” e ofiqeve skandaloz e primitivë – qe fyejnë secilin qytetar dhe vet idenë e shtetit – LDK e quan “kercënim dhe dhunë” ndaj administratës së shtetit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka të drejtë me kerku nga zyrtarët e shtetit punë efektive dhe pergjegjshmëni dhe në asnjë rast ai nuk u kërcënu se do t’i hedh në rrugë punëtorët e zellshëm të administratës por “Dembelat e Stambollit” dhe dhe të padijshmit …

P.S.

LDK e quen koalicion te territ koalicionin e ri PDK+ AAK e Nisma, sepse vertetë partisë së retorikave demagogjike i janë shymë dritat!