Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
MASKA RA! – Malisheva Press

MASKA RA!

Sot është qeveritar dhe milioner, ndonēse si unë, si ai të varfër ishim dje
Ushtarët pas lufte kogja i janë shtu, thonë se një katund krejt veteranë i ka shkru
Kurrë në beteja parë nuk është, por për luftë në çdo emision është.
Me dorë të vet, flamurin kombëtar e ndërroi, ama veç në përvjetore para varreve e valon
I ka lanë dëshmorët vet në istikame, e këndej u bën këngë e dokumentare
Thotë kam qenë komandant këtu e aty, kur e marrin në pyetje struket si mi.

Nisi parti të re, thonte Thaçi s’vyn por si t’i ngushtohet, në shtrat të tij prap hyn
Qe 20 vite rrenë dhe mashtron, një Malishevë me dredhi vazhdon ta sundoj.
Milionat e tij, që janë paraja jonë, kokat e krimit i’a menaxhojnë
Pērçau qytetarë e ushtarë, e rreth vetes mblodhi llumin shqiptar
Sa herë pērmenden disa dëshmorë, djersët ujë seç i shkojnë.

Sa herë përmendet Ismet Jashari, e kap një sekëlldi, se i kujtohen do letra të vëllaut të tij
Sa herë përmendet Rahoveci, barku e kap, thonë se e tradhëtoi instikti të ngratin.
Marshonte me ne për ta mbrojtë Çakorrin, si e mori pushtetin tradhëtoi siç e ka zakonin
Ky kumundant, që paslufta e bëri, i pathyeshëm si llastiku dhe pa fije morali
Armiku, dēshmorët njëjtë i pa, ky paslufte i ndau me mahallē.
Tha brigada ime, tha dëshmorët e mi, futja Kosovës bashkë me Shqipëri
Kumanova ishte bashkë me Imer Krasniqin, ashtu siç ishin bashkë Jahiri e Ibrahimi
Sot, po të shkosh, varret t’ua vizitosh e sheh sesi qeveria i ndanë e i poshtëron.

Disa me mermer e lule nga tenderi i tij, disa të harruar në mes të Malishevës si me kanë në Serbi
Kēto padrejtēsi, këto pafytyrēsi, nuk ndalen vet pa qu ne kry
Të marrim fatin nē duart tona, ta kthejmë dinjitetin dhe idealet tona
Të refuzojmë nēnshtrimin, e ti bējmë me kuptu
Se më nuk do i’u shkon, kungulli mbi ujë!

Shkruan: Alban Krasniqi