Mashtrimi i PDK-së për demarkacionin (Dokument)

????????????????????????????????????

Partia Demokratike e Kosovës duket jo e sinqertë dhe po e mashtron opinionin publik, kur po propozon që çështja e demarkacionit me Malin e Zi mund të zgjidhet me dërgimin e kësaj çështjeje në Arbitrazh.

Burime të Gazetës Blic të afërta me këtë proces kanë theksuar se çështja e kufirit me Malin e Zi nuk mund të dërgohet në Arbitrazh nëse për këtë nuk ka marrëveshje paraprake nga të dyja palët.

Ky burim thekson se deputetët e PDK-së po luajnë lojë, kinse janë kundër dhe në ratifikim ta fusin edhe kaluzolën që këtë çështje do të dërgojnë në Arbitrazh, që në këtë situatë nuk do të kishte kurrfarë efekti.

“PDK po pretendon që të propozoj një kaluzolë të veçantë ku thuhet se pas ratifikimit në Kuvend të Marrëvesjes së Demarkacionit, palët do ta dërgojnë çështjen e demarkacionit në Arbitrazh. Mirëpo, kjo po bëhet vetëm e vetëm që të mos humbin në vota, sepse kjo klauzolë që po du ta fus PDK është e pavlefshme, për faktin se duhet të miratohet nga të dyja shtetet, e jo vetëm nga Kosova”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, parakushti numër një është pajtimi i vullnetit të të dyja palëve me shkrim që t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit.

“Pra, pa e ratifikuar edhe Mali i Zi dhe pa e nënshkruar një klauzolë të tillë, ne mund të miratojmë çdo ditë, mirëpo nuk kanë ndonjë vlerë juridike”, tha ky burim.

Edhe sipas Ligjit për Arbitrazhin të miratuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet shumë qartë se një çështje të shkoj në arbitrazh duhet të ketë pajtim ndërmjet palëve, si dhe duhet të kenë një marrëveshje me shkrim.

Për më shumë shikojeni nenin 5 dhe 6 të këtij ligji, i cili në këtë rast e vë në dyshim propozimin e PDK-së që çështjene  Arbitrazhit ta dërgojnë në Arbitrazh.

Untitled

Poashtu edhe në rregulloren e Gjykatës së Arbitrazhit, në nenin 1, thuhet që duhet të ketë marrëveshje ndërmjet palëve që një çështje ta sjellin para kësaj gjykate.

Gazeta Blic ua sjell edhe këtë dokument, që bie në kundërshtim me ato që po i thonë zyrtarët e PDK-së.

Ndryshe, zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë Hajredin Kuçin, Adem Grabovcin, Xhavit Halitin, si dhe shumë juristë kishin propozuar që çështja e demarkacionit të shkoj në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mirëpo, kjo mund të bëhet vetëm nëse paraprakisht arrihet një marrëveshje me Malin e Zi, gjë që nuk ka pasur asnjë lëvizje në këtë drejtim./ Gazeta Blic