“Masakra” e punësimeve në Polici – familjarë të policëve, inspektorëve dhe politikanëve

Më datë 21.09.2015, Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për hetues dhe inspektorë policor.

Gjithsej 576 kandidatë kanë aplikuar për 17 pozita të lira. 60 nga ta kishin kaluar me sukses testin me shkrim dhe ishin kualifikuar për testin fizik.

Periskopi përmes një burimi brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se ndër 60 kandidatët që kanë kaluar, shumica e tyre janë familjarë të zyrtarëve të Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe ish-asamblistë të LDK-së nga Podujevë, apo kanë lidhje me zyrtarë të lartë të LDK-së.

Madje, aty kanë kaluar këtë test edhe të afërm të pjesëtarëve të Komisionit Vlerësues, i cili ishte i përbërë nga Bekim Piraj, Qazim Veseli dhe Bajram Fetahu.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, ishte emëruar në këtë pozitë pasi që LDK kishte marrë nën menaxhim Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë qeverisjes në koalicion me PDK-në.

Shumica e hetuesve të këtij divizioni janë suspenduar apo iu është ndërruar vendi i punës, disa janë dërguar në terrene nga ku kanë pasur edhe kërcënime si pasojë e hetimeve që i kanë bërë në ato zona.

Ndër kandidatët për hetues dhe inspektorë të rinj të IPK-së, që kanë lidhje me LDK-në janë:

Hazer Millaku i cili është nga Prizreni, i afërm i Kushtrim Hodajt(udhëheqës i divizionit të hetimeve në IPK). Këta të dy kanë lidhje të afërta familjare me ish-kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha – i  afërt me LDK-në;

Jehonë Tolaj, teze e Kushtrim Hodajt si dhe asambleiste e LDK-së në Prizren;

Nafije Osmani nga Podujeva, familjare e kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti;

Taulant Nikaj, djali i Aziz Nikaj (Hetues i IPK-së, i afërm i Gani Gecit);

Azemine Hasani, vajza e Sinan Hasanit, ish-kryetar i kryesisë së RSFJ nga 15 maji 1986 deri më 15 maj 1987 i cili ka lidhje të afërta me LDK-në dhe Isa Mustafën. Familja e saj ka raporte të ngushta me Bekim Piraj(kryesues i Komisionit për vlerësimin e testit me shkrim në IPK);

Sylejman Mehmeti, djali i azhës së kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor, Hilmi Mehmeti;

Arsim Beqiri, ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në departamentin e hetimeve . Babai i tij është nënkryetar i Agim Veliut në Podujevë.

Muhamet Azemi, polic i Antiforgës, poashtu nga Podujeva, mik i ngushtë me Burim Raçin, drejtor në IPK;

Albinë Ejupi, vajza e Remzi Ejupit (polic dhe mik i ngushtë i kryeshefit të IPK-së);

Armend Gjataj, djali i reshterit Esat Gjetaj (mik i ngushtë i kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti)

Nazim Gashi , ish-inspektor i cili ishte suspenduar pasi që iu ishte gjetur materiale të dyshimta në një depo (dyshohet për narkotikë), tash ka kaluar testin.