Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Masakër në rrugët e Parisit -Reagon krejt bota (foto/video) – Malisheva Press

Masakër në rrugët e Parisit -Reagon krejt bota (foto/video)

parisTë paktën gjashte sulme me armë kallashnikov dhe bomba kanë shkaktuar vrasjen e mbi 150 personave në Paris mbrëmjen e së premtes. Megjithatë mediat franceze shkruajnë se bilanci ende nuk është përfundimtar. Tre shpërthime janë dëgjuar pranë stadiumit “Stade de France”, ku po luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani. Presidenti Francois Hollande u evakuua menjëherë nga stadiumi për arsye sigurie. Sulmi i parë ndodhi në një restorant ku u shënuan të paktën 10 viktima. Më pas u dëgjuan shpërthimet pranë stadiumit. Sulmi i dytë më kallashnikov u bë në një sallë koncertesh jo larg gazetës Charlie Hebdo. Në këtë teatër mbetën të vrarë rreth 112 persona, ndërkohë që policia arriti të shpetonte rreth 100 pengje, si dhe të vriste dy terroristë. Sulmi i tretë u krye në një rrugë ku numërohen të tjera viktima. Menjëherë u mblodh shtabi i emergjencës dhe Franca shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Pas tre shpërthimeve pranë stadiumit të Parisit, “Stade de France” policia urdhëroi të mbyllen dyert e tij. Tifozët u mbajtën brenda edhe pse ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë kishte përfunduar. Ndërkohë, parizieneve iu kerkua te mos dilnin nga shtëpitë dhe Franca vendosi të mbyllte kufinjtë.

“France 1” raportoi se të paktë tete terroristë janë vrarë nga policia franceze. Megjithatë ISIS ka filluar menjëherë “festën”. “Parisi në flakë” është një nga hashtagët më të përhapur të përkrahësve të Shtetit Islamik në rrjetet sociale, i cili kërcënoi se pas Parisit ishte rradha e Romës, Londrës dhe Uashingtonit..

https://youtu.be/nZSIbutV8w8