Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Maqedonia me qeveri kalimtare, në prill zgjedhjet – Malisheva Press

Maqedonia me qeveri kalimtare, në prill zgjedhjet

maqedoni_keshilli

Pas negociatave disamuajshe mes katër partive më me ndikim në Maqedoni, mëngjesin e së premtes është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë kalimtare, me çka janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin prill.

Siç raportojnë mediat nga Shkupi, marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e diplomatit belg Peter Van Haut. Sipas marrëveshjes, merr vesh Koha.net, të katër partitë e mëdha do të jenë pjesë e Qeverisë kalimtare, dy partnerët nga koalicioni qeverisës VMRO e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski, BDI e Ali Ahmetit, si dhe dy partitë opozitare, LSDM e Zoran Zaevit dhe PDSH e Menduh Thaçit.

Sipas mediave, është dakorduar që ministër i ri i Punëve të Brendshme të jetë Oliver Spasovski, ndërsa ministresha e re e Punës dhe Çështjeve Sociale do të jetë Frosina Remenska. Këta dy janë zgjedhur me rekomandimin e Socialdemokratëve opozitarë (SDSM) të Zoran Zaevit, ndërsa dorëheqja e kryeministrit aktual, Nikolla Gruevskit, pritet pas dy muajsh, në janar të vitit 2016.

Krijimi i qeverisë kalimtare dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm janë mënyra për të tejkaluar krizën disamujshe në Maqedoni.
Liderët e katër partive politike – VMRO, BDI, LSDM dhe PDSH – janë dakorduar për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në korrik të këtij viti, në Przhin, me të cilën tentohet të zgjidhet kriza e krijuar pas publikimit të incizimeve nga ana e opozitarëve të LSDM-së, që dëshmojnë korrupsionin dhe keqpërdorimet e mëdha nga qeveria e Gruevskit/koha.net/