Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Manovrat e LDK-së me listë – Malisheva Press

Manovrat e LDK-së me listë

Publikimi i listës së kandidatëve të LDK-së ka shfaqur edhe të metat e saj. Heqje nga lista, favorizim të aderimeve të reja, anashkalim të fytyrave të rëndësishme të partisë e edhe përfshirje të njerëzve me aktakuza

Koalicioni i formuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re dhe “Alternativa” ka bërë dje publike listën e kandidatëve të saj për deputetë.

 

Siç edhe ishte pritur më herët, ky koalicion, në këtë rast LDK-ja, ka lënë jashtë listës së tyre të kandidatëve ish të përzgjedhurit e popullit në legjislaturat e kaluara.

Mirëpo, ajo që nuk është pritur ka qenë anashkalimi i figurave të rëndësishme të partisë, duke i radhitur ato në pjesën e fundme të listës, ndërsa aderimeve të reja ua ka lënë një vend në fillim të listës.

Publikimi i listës ka ngjallur reagime sidomos tek partneri më i madh në koalicion, LDK-ja, anëtarët e së cilës e kanë fajësuar kryekëput Isa Mustafën, i cili, sipas tyre, i ka lënë jashtë liste këta deputetë si shenjë hakmarrjeje karshi kundërshtimit të Marrëveshjes së Demarkimit të Kufirit me Malin e Zi.

LDK-ja ka lënë jashtë listës së saj deputetë të cilët ishin të zëshëm kundër çështjes së ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, të tillë si Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Hatim Baxhaku, Fatmir Rexhepi e Adem Saliaj. Ndryshe, në këtë listë u panë edhe një varg i emrave të rinj në skenën politike, por të njohur për popullin, figura këto që u rreshtuan në kreun e listave.