Manifestimi i opozitës merr mbështetje edhe nga Tirana

TIRANA, ELVISINjë grup njerëzish në Tiranë janë mbledhur sot në një konferencë për media, ku edhe kanë bërë thirrje që qytetarët nga Shqipëria t’i bashkohen manifestimit të tri partive opozitare në Kosovë, më 28 Nëntor “Për Republikën”.

Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ftoi qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në manifestimin e Prishtinës në 28 nëntor.

Qeveria e Kosovës, tha ai, është duke punuar kundër idealeve të Ismail Qemalit.

“Nëse Tirana do të festojë, mirë e bën, por në Prishtinë do të protestojmë, pasi shteti i Kosovës është në rrezik”, tha Hoxha.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka vënë në dispozicion transport për ata qytetarë shqiptarë që duan të shkojnë në Prishtinë nga Tirana në datën 28 nëntor.