Malisheva në mesin e komunave me obligime të papaguara

komuna

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka publikuar infografika me disa të dhëna rreth performancës buxhetore të komunave që i monitoron, transmeton Koha.net.

“Të dhënat e prezantuara në infografika janë nxjerrë nga Raporti vjetor financiar për vitin 2015 i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur përmes një komunikate.
Projektin “Indeksi i reformës së transparencës komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatojë nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë. Indeksi i Transparencës paraqet një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.

foto 2