Malishevë:Erdhi nga Gjermania për pushime-sulmohet me thikë nga një bashkëmoshatar

Një i ri nga Malisheva me inicialet T.B i cili jeton në Gjermani dje ka pasur një përvojë aspak të mirë në vendlindjen e tij në Malishevë.

Ai kishte ardhur ditë më parë nga Gjermania për pushime. Kurse dje është therur me thikë nga një bashkmoshatar i tij me inicialet F.M. Rasi ka ndodhur në afërsi të gjimnazit Hamdi Berisha, derisa nuk dihet për motivet që kanë quar në këtë sulm ndaj këtij të riu.

Pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën e emergjencës në Malishevë ai është liruar për në shtëpi kurse sipas tij rastin e ka paraqitur edhe në polici.