Malishevë: Zëvendësministrja e Nismës Arbëreshë Krasniqi me veturë zyrtare te frizerka (Foto)

Nuk ka kanë kaluar as dhjetë ditë të plota që prej se Arbëreshë Krasniqi kryesuesja e asambleistëve të Nismës në Malishevë është emëruar në postin e zv. Ministres në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë. Vetëm kaq ditë kanë mjaftuar që ajo të filloj të keqpërdorë buxhetin e shtetit dhe paranë publike. Sot, edhe pse është ditë e shtunë dhe institucionet publike e kanë pushim, zv. Ministrja e Nismës ka marrë veturën zyrtare duke shëtitur nëpër dyqanet e Malishevës dhe nëpër sallonet e ondolimit.

Veturat zyrtare të institucioneve duhet përdorën vetëm gjatë ditëve dhe orarit të punës e kurrsesi për nevoja të ndryshme familjare të punonjësve publik. Por si duket për këtë gjë zv Ministrja Krasniqi as që e vret mendjen fare, e përdor veturën zyrtare për të kryer shërbimet private të saj nëpër dyqane dhe sallone bukurie.