Malishevë: Vetëvendosje uron qytetarët për Vitin e Ri 2018

Lëvizja Vetëvendosje ua uron Vitin e Ri 2018 të gjithë qytetarëve të Malishevës, përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të saj në facebook.

Në këtë komunikatë VV bënë thirrje për solidaritet ndaj familjeve të varfra dhe për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. “Viti i Ri na shoqëron me shpresa të reja, por nuk duhet të mungojnë as angazhimet për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e Malishevës. Qytetarët e Malishevës meritojnë më shumë andaj ne spektri politik dhe sidomos përgjegjësit institucional duhet bërë shumë më shumë në mënyrë që të ecim drejtë një ridefinimit të përgjegjësisë politike dhe institucionale ndaj qytetarëve, ku interesi kombëtar dhe ai qytetar vihen në qendër të vëmendjes”. Thuhet mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes VETËVENDPSJE!

Më poshtë keni komunikatën e plotë të VV-së:

Gëzuar 2018 – le të jetë vit i angazhimit për zhvillim e mirëqenie për të gjithë qytetarët e Malishevës!

Në prag të ndërrimit të viteve, Lëvizja VETËVENDOSJE, Qendra në Malishevë ua uron Vitin e Ri 2018, të gjithë qytetarëve të Malishevës si dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen.

Viti i ri përveç shpresës për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme, duhet të na shoqëroj edhe me përpjekjet tona kolektive për ta përmirësuar jetën tonë dhe të ardhmen e Malishevës.

Tani në fundvit nuk duhet harruar që në mesin tonë ka qindra familje, pleq e fëmijë që jetojnë në varfëri pa mbështetje e pa mirëqenie, andaj sot, por edhe çdo ditë tjetër duhet të jemi solidar dhe duhet të angazhohemi për barazi e mirëqenie në shoqëri.

Progresi i arritur deri më tani i atribuohet para së gjithash dhe mbi të gjitha veprimtarëve vetëmohues, qytetarëve punëtorë e të devotshëm, solidarë e human, si dhe aktivistëve të cilët i falënderojmë për angazhimin dhe aktivizmin e tyre në të mirë të vendit.

Qytetarët e Malishevës meritojnë më shumë andaj ne spektri politik dhe sidomos përgjegjësit institucional duhet bërë shumë më shumë në mënyrë që të ecim drejtë një ridefinimit të përgjegjësisë politike dhe institucionale ndaj qytetarëve, ku interesi kombëtar dhe ai qytetar vihen në qendër të vëmendjes.

Papunësia, varfëria, largimi i të rinjve nga vendi, arsimi dhe shëndetësia e dobët fatkeqësisht do të na përcjellin edhe vitin që po vjen.

Por, ajo që mund të bëjmë së bashku është thirrja për përgjegjësi më të madhe institucionale si dhe angazhimi shoqëror dhe politik drejtë zhvillimit dhe mirëqenies.

Gëzuar 2018!