Malishevë: Vetëvendosje takoi mërgimtarët

takimi2

Dje në Malishevë Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca, Deputetja e Parlamentit të Kosovës Albulena Haxhiu dhe anëtari i Kuvendit Komunal të Malishevës Valon Hoti mbajtën takim më mërgimtarë të Komunës së Malishevës.

Takimin e hapi anëtari i Kuvendit Komunal Valon Hoti i cili tha se qëllimi i takimit është që bashkatdhetarët të kenë mundësi që të bashkëbisedojnë me deputetët e Vetëvendosjes me qëllimin që diaspora shqiptare të organizohet sa më mirë politikisht.

Valon Hoti foli edhe për papërgjegjsinë e Komunës së Malishevës në organizimin e administratës në sezonet më të ngarkuara, mungesën e hapsirave publike, pengesat në komunikacion dhe vonesat me orë të tëra nga qyteti i bllokuar i Malishevës dhe problemet tjera që përballen diaspora çdo vit.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se ndihet e nderuar që ka mundësinë të bashkëbisedoj me bashkëatdhetarët Malishevas të cilet kanë një kontribut të paçmuar në jetësimin e përpjekjeve shqiptare gjatë gjithë historisë. Zonja Haxhiu tha se diaspora ka një rol në gjithë përpjekjen për shtetin e Kosovës dhe për konsolidimin e tij si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, mirëpo shteti i Kosovës nuk po bënë mjaftueshëm për diasporën. Tri problemet që diaspora i ka paraqit sipas Albulena Haxhiut janë administrata dhe hapsira për investime në Kosovë që po mungon, mospuna dhe papërgjegjshmëria në ambasadat dhe konsulllatat e Kosovës dhe procedurat e komplikuara të votimit.

Kryetari i grupit Parlamentar Glauk Konjufca në paraqitjen e tij para mërgimtarëve tha se Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë kanë obligim për shqiptarët që jetojnë në diasporë. Ai tha se, mërgata shqiptare nuk është mërgatë e qejfit por e momenteve më të vështira që ka pasur kombi ynë.

Nëse ne nuk marrim masa që fëmijëve shqiptar të ju mundësohet mësimi në gjuhën shqipe, dhe të mësojnë historinë e kombit shqiptar me qëllim të forcimit të identitetit Kombëtarë, atëherë ata rrezikohen nga asimilimi tha deputeti Konjufca. Ai foli edhe për joseriozitetin e treguar nga shteti i Kosovës i cili përveç që i trajton keq me burokraci dhe vonesa duke fillu nga kufiri, ai i plaqkitë me të hyrë në Kosovë mërgimtarët. Përveç problemeve të mërgimtarëve dhe kërkesat që kanë për shtetin e Kosovës deputeti Konjufca foli edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend, gjendjen e rëndë në arsim, duke tërhequr vërejtjen se Qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet zhvillimin dhe punësimin, forcimin e shtetit të Kosovës dhe fuqizimin e tij, por proritetet e kësaj qeverie edhe të qeverive para kësaj kanë qenë dhe janë Gjykata Speciale që po dojnë me gjyku UÇK-në, dhe asociacioni i komunave serbe që po dojnë me na kriju këtu. Të dy këto çështje skanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të Kosovës as me zhvillimin e as punësimin e tyre, por thjeshtë qeveri që nuk i nënshtrohen popullit por i nënshtrohen interesave dhe vullneteve të jashtme që për rrjedhojë kanë këtë ngecje të cilën jo vetëm diaspora por edhe gjithë qytetarët e Kosovës po e vuajn. Glauk Konjufca tha se ne po punojmë që edhe për diasporen por edhe për qytetarët tjerë me pas një jetë me të mirë dhe se besojm te populli  i Kosovës dhe nuk do ta humbim shpresën në përpjekjen tonë të drejtë. Njofton kjo Lëvizje në një komunikatë për media. /MalishevaPress