Malishevë: Vetëvendosja i gëzohet shujtave për nxënës

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë! i është gëzuar lajmit që më në fund pas shumë përpjekjeve dhe zvarritjes nga ana e Komunës ka filluar të implementohet projekti për ndarjen e shujtës ditore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Malishevës.

Alban Krasniqi, Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje! në Malishevë, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, është shprehur se “ Ndonëse me vonesë fillimi i shpërndarjes së shujtave për nxënësit në Malishevë është lajm i mirë”. Ai po ashtu ka rikujtuar se ndarja e shujtës për nxënësit ka qenë kushti kryesor i Vetëvendosjes ndaj qeverisë Begaj, për votimin e buxhetit komunal të këtij viti.

Më poshtë keni reagimin e plotë të z. Krasniqi: