Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Shkëlqen Ansambli “Dibra” në festivalin Oda e Llapushës” – Malisheva Press

Malishevë: Shkëlqen Ansambli “Dibra” në festivalin Oda e Llapushës”

Mbrëmë në Malishevës, ka përfunduar edicioni i pestë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, i cili është mbajtur dy net rresht. Fitues i festivalit është shpallur Ansambli “Dibra” nga Peshkopia, e cila sipas jurisë profesionale, kishte paraqitjen më të mirë në këtë festival.

Festivali mbarëkombëtar i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, është mbajtur për herë të pestë radhazi dhe nga tani është shpallur edhe festival tradicional, ku ansamblet, grupet dhe rapsodët, janë paraqitur me pikat e tyre nga pasuria e folklorit nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë edicion, janë paraqitur mbi 40 ansamble, grupe dhe rapsod, ndërsa festivali në këtë vit, por ajo që bije në sy edhe kësaj radhe vërehet një mos përkushtim institucional nga ana e komunës për ta realizuar një organizim sa më të mirë të këtij festivali. Problemet më të theksuara në rrafshin organizativ ishin jo vetëm të aspektit teknik. Fillimisht komuna e Malishevës si organizatore e këtij festivali nuk ishte përkujdesur fare për pritjen dhe akomodimin e ansambleve dhe grupeve tjera kulturo-artistike të cilat kishin ardhë nga vende të ndryshme të trevave shqiptare e të cilat e patën shumë të vështirë akomodimin për dy netët e festivalit. Problem në vete ishte edhe zerimi dhe skena e ngritur për përformancën e artistëve. Probleme të kësaj natyre ishin shumë të mëdha në natën e parë të festivalit, pastaj kushtet atmosferike që detyruan organizimin e natës së dytë në shtëpinë e kulturës. Njoftimi i vonuar për ndërrimin e lokacionit, mos njoftimi me kohë, vetëm pak orë para se të filloj festivali komuna vendoste billbordat në qytet për këtë ngjarje.

Të gjitha këto dhe shumë probleme tjera organizative kanë bërë që numri i qytetarëve pjesëmarrës në këtë ngjarje të jetë dukshëm më i vogël se vitet e mëparshme.