Malishevë: Shkatërrohet asfalti ende pa u bërë 2 muaj nga asfaltimi (Foto)

Ende nuk janë bërë 2 muaj kur Komuna e Malishevës kishte fillu asfaltimin në tri lagje të fshatit Banjë. Një nga lagjet që ishte asfaltuar jo më larg se 30 mars 2017 ishte edhe ajo e Hazrollve.

Mirëpo duket se cilësia e projekteve infrastrukturore i ka indinjuar banorët e kësaj lagje ngase ende pa u bërë 2 muaj të plotë asfalti ka nisur të shkatërrohet. Një lexuesi i Malishevapress-it ka dërguar disa foto në të cilat shihet tashme një pjesë e asfaltit është shkatërruar po thuajse tërsishtë. Kujtojmë se një nga kritikat me të ashpra që ju është bërë qeverisjes Begaj në Malishevë nga qytetarët është cilësia tepër e dobët e projekteve, ngase në vazhdimësi ka pasur reagime të qytetarëve./mp/