Malishevë: Rrugët e fshatit Bardh do të shtrohen me kubëza

Exif_JPEG_420

Ka filluar implementimi edhe i një projekti me rëndësi për banorët e fshatit Bradh, ku do të rregullohen të gjitha rrugët e këtij fshati dhe do të shtrohen me kubëza. Me realizimin e këtij projekti, fshati Bardh, përveç rrugëve kryesore të cilat janë të asfaltuara, të gjitha rrugicat e fshatit do të jenë të rregulluara dhe lehtë të qasshme. Punimet në këtë fshat i ka inspektuar drejtori i urbanizimit, i cili ka kërkuar nga punëkryesi, cilësi në rregullimin e këtyre rrugëve.

Fshatrat e thella, siç është edhe fshati Bardh, janë vendbanime me prioritet të veçantë, për shkak të ashpërsisë së reliefit dhe pozitës gjeografike që kanë, prandaj rregullimi i rrugëve do të përmirësoj jo vetëm lëvizjen brenda fshatit, por po krijohen kushte më të mira për jetuar dhe qëndruar në fshat” , tha drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, i cili i uroi banorët për këtë projekt.

Nga ana tjetër drejtori Morina, gjatë inspektimit, edhe pse vetëm fillimi i punimeve në këto rrugë, kërkoi cilësi në implementimin e projektit, si dhe kërkoi bashkëpunim me banorët, në mënyrë që shtrimi i rrugëve me kubëza, të jetë i punuar mirë dhe në shërbim të plotë për lëvizjen e banorëve.

Përndryshe, sipas drejtorit Morina, në këtë fshat, do të shtrohen 1200 metra rrugë me kubëza, përderisa rrugët kryesore janë të asfaltuara.