Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Qytetarët i kërkojnë qeverisjes së NISMËS të punoj më shumë – Malisheva Press

Malishevë: Qytetarët i kërkojnë qeverisjes së NISMËS të punoj më shumë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik për vitin 2017, lidhur me realizimin e projekteve dhe buxhetit komunal, në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti.

Fillimisht, është prezantuar botimi i një fletëpalosje, lidhur me buxhetin dhe investimet e Komunës së Malishevës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, botimi i së cilës është mundësuar nga OSBE dhe më pas, në mënyrë kronologjike, kryetari i ka informuar qytetarët për investimet dhe buxhetin e shpenzuar gjatë periudhës janar-qershor 2017.

Bazuar në këtë raport, buxheti komunal është shpenzuar në masën 47.62 për qind, ndërsa në pjesën e investimeve kapitale, nga 4.15 milion, është shpenzuar në masën 42.97 për qind e planifikimit.

Pas prezantimit të investimeve dhe shpenzimit të buxhetit komunal, është zhvilluar një debat me qytetarë ku këta të fundit kanë kërkuar më shumë investime, sidomos në rrjetet e kanalizimeve dhe në mirëmbajtjen e tyre. Po ashtu, ata kanë bërë edhe pyetje në të cilat është përgjigjur kryetari Begaj, apo përgjegjësit e drejtorive komunale.