Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Qytetarët të pakënaqur nga qeverisja Begaj, shprehin pakënaqësinë e tyre me mbishkrime në rrugët me gropa (Foto) – Malisheva Press

Malishevë: Qytetarët të pakënaqur nga qeverisja Begaj, shprehin pakënaqësinë e tyre me mbishkrime në rrugët me gropa (Foto)

Si duket kanë mjaftuar 6 muaj të mandatit të dytë të qeverisjes Begaj, në Malishevë që të dalin në shesh pakënaqësitë e qytetarëve për mënyrën se si po ecin punët e kësaj qeverisje në këtë mandat të dytë. Projektet e bëra shkel e shko gjatë kohës së fushatës zgjedhore po del të kenë pasur jetëgjatësinë e kufizuar vetëm në këta pak muaj, ku menjëherë kanë filluar të shpërfaqën defektet e tyre dhe të shkatërrohen ato projekte.

Qytetarët e Malishevës të indinjuar me këtë situatë kanë filluar qysh tani të shprehin pakënaqësitë e tyre me mënyrën siç po qeverisët në Malishevë dhe si po shpenzohet paraja publike nga partia në pushtet. Në adresë të redaksisë së Malishevapress/ qytetarët kanë dërguar disa fotografi të bëra në rrugët që lidhin fshatrat dhe lagjet e Malishevës, rrugë këto të cilat janë katandisur nga gropat e që komuna ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rregullimin e tyre. Kjo ka irrituar në masë të madhe qytetarët të cilët janë përkujdesur që gropat në rrugë ti mbishkruajnë me emrin e partisë Nisma. Në foto vërehen pamje ku në shumë rrugë të shkatërruar shkruan “Voto Nismën” kjo pakënaqësi e shprehur bartë mesazhin tek secili qytetarë që si duket po ndjehet i tradhtuar me besimin e dhënë dhe me logjikën e kësaj qeverisje e cila po vazhdon të mos e ketë fare në mendje interesin e qytetarëve, gjë për të cilën kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore.