Malishevë: Publikohet lista e përfituesve të bursave (dokument)

komunaKomuna e Malishevës edhe këtë vit ka bërë ndarjen e bursave për studentët Malishevas.

Bursat janë ndarë për 6 muaj (janar-qershor 2016) me vlerë 50 euro për muaj.

Çështja e bursave ka zgjuar debat mjaft të ashpër në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ku përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar komunën se nuk e ka respektuar rregulloren që ka nxjerrë kuvendi për këtë fushë, duke bërë sipas tyre diskriminim në përzgjedhjen e studentëve.

Edhe pse listën e përfituesve ende nuk e ka publikuar komuna, MalishevaPress ka arritur të siguroj këtë listë.

Në listë janë të përfshirë të gjithë aplikantët, derisa emrat e atyre që janë përfitues të bursës janë të nënvizuar me ngjyrë.

Po ashtu lexuesit kanë mundësi të shohin edhe plotësimin e kritereve për secilin aplikant. /MalishevaPress

bursa1 bursa2 bursa3 bursa4 bursa5 bursa6 bursa7 bursa8 bursa9