Malishevë: Policia së shpejti fillon ligjëratat në shkolla, kundër dukurive negative

Sot është mbajtur një takim mes Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Edukim dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve policore, në shkollat e Komunës së Malishevës, përkatësisht për mbajtjen e ligjëratave vetëdijesuese, kundër dukurive negative, tek të rinjtë, pasojat dhe parandalimin e tyre.

Në këtë morën pjesë, drejtori komunal për arsim, Avdi Morina, drejtori i regjional i policisë, Ahmet Hasi, komandanti i stacionit policor në Malishevë, Halil Morina, si dhe drejtorë të shkollave mesme të larta dhe të mesme të ulëta, ku edhe planifikohet të mbahen këto ligjërata.

Sipas drejtorit regjional të policisë, Ahmet Hasi, viktima të dukurive negative, janë të rinjtë, adoleshentë dhe për këtë qëllim, Policia e Kosovës, është e angazhuar në luftimin e këtyre dukurive, ndërsa përmes ligjëratave, synohet vetëdijesimi i të rinjve, por pasojat e dukurive negative.

Kurse Drejtori  i  Drejtorisë për Edukim dhe Arsim, Avdi Moria tha se “secili nga  ne, ju drejtor shkollash, prindër, organizata të shoqërisë civile, mund të  ndikoni me qasjen tuaj dhe me programet e fushave të cekura më lartë mund të ndikojmë në luftimin e tyre duke ndjerë, obligim njerëzor e profesional që ta rritim nivelin e punës në shkolla, shoqëri  dhe rrethit ku jetoni”.

Në këtë debat, doli si rekomandim, që të zhvillohen programe parandaluese në shkolla dhe me komunitetin e gjerë mbi përdorimin e substancave  psikoaktive, si dhe zhvillimi i programeve parandaluese të cilat i dedikohen të rrezikuarve dhe grupeve të margjinalizuara.  Programet e parandalimit të përgjithshëm, sepse vetëm përmes medieve dhe nëpër shkolla nuk do të arrijnë deri tek ata që kanë më së shumti nevojë dhe mund të mos jenë mjaft të detajizuara për të ofruar informacione, të cilat do të ndihmonin.