Malishevë: PDK viziton KEDS-in

Kandidati për kryetar komune Mursel Gashi ka vizituar njësinë e KEDS-it në Malishevë ku është pritur nga drejtori i kësaj njësie Fitim Bytyçi.

 

Njoftimi i plotë:

Dje vizituam me bashkëpuntorin z.Hamdi Mazreku dhe kandidatët për kuvend Alban Mazreku, Hashim Vrenezi njësinë e KEDS-it në Malishevë, me ç’rast na priti drejtori i saj z. Fitim Bytyqi.

U njohëm me punën, mënyrën si funksionon dhe kompetencat e saj si njësi në kuadër të kompanisë.

Gjithashtu biseduam për format e bashkëpunimit me komunën, saktësisht për disa fshatra që kanë nevojë urgjente për ndërrim ose riparim të rrjetit elektrik.