Malishevë: PDK mban sot tubimin e madh zgjedhor në orën 16:00

Përmes një nJoftimi PDK dega në Malishevë ka bërë të ditur se sot në orën 16:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë do të mbaj tubimin zgjedhor ku do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të komunës Mursel Gashi  si dhe të kandidatëve për asamble komunale.

 

Njoftimi i plotë:

FTESË 
FORCA E NDRYSHIMIT PËR KOSOVËN
Me doktorin për Malishevën
Ju njoftojmë se më datën 12. 10. 2017, ditën e enjte ora 16:00, mbahet tubimi zgjedhor qendror për degën e PDK-së në Malishevë. I pranishëm do të jetë kryetari i PDK- së z. Kadri Veseli bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Këtu do të bëhet promovimi dhe prezantimi i kandidatit për kryetar të komunës së Malishevës, Doktor Mursel Gashi, si dhe kandidatëve për asamble komunale. Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë, duke filluar prej orës 16:00.