Malishevë: Opozita zgjedhë Kryesuesin e Kuvendit Komunal

Mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal në Malishevë që kishte për qëllim zgjedhjen e kryesuesit ka rezultuar të jetë e suksesshme. Anëtarët e kuvendit kanë votuar sot kryesuesin i cili vjen nga radhët e opozitës. Rrahim Morina, i cili ishte i propozuar nga partia e tij LDK, ka marr shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit për të kryesuar kuvendit komunal në legjislaturën e katërt me radhë. Ai ka marr 17 vota nga gjithsejtë 31 anëtarë sa ka KK-së në Malishevë. Ndërsa kundërkandidatja e tij, Arbreshë Krasniqi, që ishte e nominuar nga partia e saj Nisma për Kosovën ka marr 13 vota që ishin të pamjaftueshme për të zërë vendin e kryesuese.

Bazuar në numrin e votave të dy kandidatëve, del që kryesuesi i zgjedhur ka marr votat e opozitës për të treguar edhe njëherë shumicën që përbënë opozita në KK në Malishevë. Votimi i sotëm ka treguar po ashtu se Nisma do ta ketë mjaftë të vështirë që të qeverisë e vetme, kur kemi parasysh fakti që realisht ky subjekt politikë nuk e ka shumicën.

Mbetët të shihet se si do të rrjedhin gjërat tash e tutje që nga mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal.